Challandes: Jam i lumtur me mentalitetin dhe paraqitjen, por jo me rezultatin

Challandes: Jam i lumtur me mentalitetin dhe paraqitjen, por jo me rezultatin

Challandes dha disa komente pas ndeshjes me Greqinë. Trajneri ka treguar nëse ishte i lumtur ose jo.

“Kam ndjenja të dyfishta, por me këtë gol mendoj se ekipi punoi shumë për të siguruar këtë gol në minutën e fundit, për të siguruar një pikë. Ne kemi luajtur futboll, kemi provuar, kemi luftuar. Nuk ishte perfekte, ndonjëherë humbnim topin”, tha Challandes.

“Ekipi provoi të luante, tregoi mentalitet të mirë. Nuk jam i lumtur me rezultatin, por i lumtur me performancën”, shtoi trajneri.

“Është e qartë se kërkuam më shumë vertikalizime. Ishte një kërkesë për skuadrën të luajmë shkurt dhe të mbajmë topin. Provuam disa herë me zgjedhje të duhura. Kemi filluar me një strategji ndryshe, por duhet të stërvitemi më shumë së bashku. Por, në fund, mund të them URIMË për skuadrën”.

“Unë kam luajtur i pari në Greqi me tre prapa. Kjo skuadër ka luajtur 4-2-3-1 ose 4-3-3, tani ka ndryshuar. Nuk është problem për mua. Duhet të luajmë kundër ekipeve të tilla, të gjejmë zgjidhje. Ata luajnë shumë prapa, vertikalisht. Për ne që të gjenim hapësira prapa kësaj mbrojtje, nuk ishte e lehtë. Ne kemi gjetur zgjidhje dhe është mirë”, tha ai, përcjell Periskopi

“Sigurisht, nuk është e lehtë (mungesat e kartonave). Nuk jam befasuar. Kemi kartona të verdhë. Me këtë intensitet, me këto emocione edhe unë u ndëshkova. Ishte emocionuese. Kemi folur nga fillimi për skuadrën, grupin, Kosovën si skuadër. Kemi parë që kemi ndryshuar katër lojtarë. Secili duhet të jetë gati dhe është mundësi e mrekullueshme të luajnë ndaj Spanjës, këtu, të mërkurën”.

A do të luajë Selmani?

“Ai është gati për ekipin, është lojtar për sulmin. Ne kemi Muriqin, i cili nuk është keq. Por Selmani është i mirë dhe do të ketë shancën e tij, nuk e di kur”, tha trajneri. /Periskopi/

Shpërndaje në: