Challandes: Kundër Spanjës për çdokë e vështirë të luajë, duhet të mbrohemi

Challandes: Kundër Spanjës për çdokë e vështirë të luajë, duhet të mbrohemi

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes është duke zhvilluar konferencë për shtyp, para ndeshjes me Spanjën nesër në ‘Fadil Vokrri’.

Challandes tha se, “të luash ndaj Spanjës është e vështirë për të gjithë, jo vetëm për Kosovën – duhet të mbrohemi”

“Është e qartë që është e vështirë për të gjithë të luajnë ndaj Spanjës, jo vetëm për Kosovën. Duhet të luhet në mbrojtje, edhe Kombëtare si Zvicra, Kroacia e Suedia, nëpërmjet ndonjë tranzicioni të kërkojnë të shënojnë.

Për ne është shumë e vështirë, por do të ishte budallallëk nëse themi se nuk kemi ndonjë gjasë ndaj Spanjës” – tha Challanes.

Para ndeshjes ka folur edhe Hadërgjonaj, i cili tha se: “Nuk duhet me folë për kualitetin e Spanjës, ata e dinë krejt, e dimë edhe na. Është një ndeshje shumë e madhe, qata lujmë futboll me bo diçka historike,

Kujtojmë që Kosova nesër do të përballet kundër Spanjës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45./Insporti.com

Shpërndaje në: