Challandes: Ky vend më ka dhënë shumë, Kosova është vendi im i dytë

Challandes: Ky vend më ka dhënë shumë, Kosova është vendi im i dytë

Bernard Challandes është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Kombëtares së Kosovës.

Në një konferencë për shtyp të ftuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, zvicërani ka dhënë verdiktin e tij rreth periudhës së tij te ‘Dardanët’, shkruan Periskopi.

”Jam i trishtë tash sepse kam përfunduar. Ka marrë fund për mua kjo eksperiencë. Jo vetëm si trajner por edhe si njeri,” ka thënë Challandes.

”Ka qenë eksperiencë shumë e mirë për mua, këtu ka qenë një eksperiencë krejt tjetër. Kam qenë shumë më ndryshe i lidhur. Në këtë vend kam marrë shumëçka dhe Kosova është shndërruar në vendin tim të dytë.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: