Challandes në konferencën për shtyp: I lumtur që tifozët do të kthehen, Selmani…

Challandes në konferencën për shtyp: I lumtur që tifozët do të kthehen, Selmani…

Bernard Challandes ka thënë fjalët e tij para ndeshjes kundër Greqisë.

Selektori i Kosovës e di se ndeshja e nesërme është e rëndësisë së lartë, dhe ka shprehur lumturinë që do të ketë disa tifozë në tribuna.

“Absolutisht është shumë e rëndësishme sidomos për mënyrën se si luajmë ne. Fatkeqësisht do të kemi vetëm 10% dhe atmosfera nuk mund të jetë e njëjtë. Duhet ta shohim si diçka pozitive pasi është hapi i parë drejt rikthimit në normalitet, sikur fitorja ndaj Gjeorgjisë që ishte hap i parë drejt kthimit në formë. E kam të qartë se tani futbolli mund të jetë në plan të dytë, pasi e rëndësishme është mirëqenia e njerëzve. Jam i lumtur që së paku do të ketë disa tifozë”, ka thënë Challandes.

A është përshtatur mjaftueshëm Selmani mjaftueshëm që të ketë disa minuta?

“Ndoshta, ndoshta jo. Gjithmonë njësoj, së pari si skuadër. Nuk jap minuta për lojtarë vetëm për hirë të të dhënit minuta. Secili duhet t’i meritojë minutat që i merr, secili duhet të tregojë që është irëndësishëm. Mbase do të jetë Astriti që do të ketë minuta, mbase jo. Varësisht prej rrjedhës së lojës. Mund të them se është adaptuar mirë dhe është i gatshëm për ekipin.”

Shpërndaje në: