Challandes: Vuajtëm por luftuam së bashku, treguam mentalitet fituesi

Challandes: Vuajtëm por luftuam së bashku, treguam mentalitet fituesi

Bernard Challandes ka reflektuar pas fitores 1-0 të Kosovës kundër Gjeorgjisë, në kuadër të eleminatoreve për Kupën e Botës, shkruan Periskopi.

Natyrisht, ai ishte i kënaqur pas ndeshjes, teksa tha:

”Ne filluam mirë me posedim dhe me aksione të mira, por pastaj vuajtëm pasi humbëm shumë topa të panevojshëm dhe patëm mundësi për ta kryer lojën dhe pastaj ishte e qartë se vuajtëm.

”Ishte shumë e rëndësishme të bënim lojë të mirë, të luftonim së bashku dhe tregonim mentalitet fituese. Ishte fitore e skuadrës, ishte e rëndësishme të jepnim përgjigje kolektive. Të gjithë lojtarët luajtën me kurajo në këtë takim.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: