Challandesit i ka rënë autoriteti te Kombëtarja e Kosovës? Kjo është përgjigja e tij

Challandesit i ka rënë autoriteti te Kombëtarja e Kosovës? Kjo është përgjigja e tij

Bernard Challandes ka folur në konferencë për shtyp para gazetarëve, një ditë larg përballjes me Gjeorgjinë në ‘Fadil Vokrri’.

Tekniku zvicëran është pyetur nga një gazetar nëse i ka rënë autoriteti në Kombëtaren e Kosovës, pas tërë atyre rezultateve negative, shkruan Periskopi.

“Të gjithë kanë opinionin e tyre. Megjithatë atë, këto zëra duhet të kenë fakte. Analistët mund të kenë opinionet e tyre, por nuk i dinë detajet. Çfarë mund të them unë? Nëse ka problem, problemi nuk është te autoriteti. Analistët mund të flasin por nuk kanë të gjitha faktet,” u shpreh Challandes.

Kujtojmë se nesër Kosova luan kundër Gjeorgjisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: