Chelsea 90 milionë për Rodriguez

Chelsea 90 milionë për Rodriguez

Chelsea është gati të bëjë ‘çmendurinë’, duke ofruar plotë 90 milionë euro për yllin e Real Madridit, James Rodriguez, shkruan e përditshmja katalanase Sport.

E ardhmja e kolumbianit në Santiago Bernabeu vazhdon të mbetet e paqartë, pasi ai nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë të Los Blancos.

Dhe, në rast se drejtuesit e klubit londinez ofrojnë shifrën e lartëcekur, atëherë vështirë se madrilenët do t’i rezistojnë një oferte të tillë për 25-vjeçarin. /Periskopi.com

Shpërndaje në: