Chelsea absolutisht në flakë: Pasi transferoi zëvendësuesin e Kepas, arrin marrëveshje me yllin 80-milionësh të PL

Chelsea absolutisht në flakë: Pasi transferoi zëvendësuesin e Kepas, arrin marrëveshje me yllin 80-milionësh të PL

Chelsea raportohet se ka bërë hap të madh drejt transferimi të yllit të West Hamit, Declan Rice, me mesfushorin madje që ka arritur marrëveshje personale për kontratë 5-vjecare.

Frank Lampard ka shpenzuar 250 milionë euro këtë verë, por është në kërkim të edhe një transferimi të fundit, transmeton Periskopi.

Chelsea liroi Rice nga akademia në vitin 2013 dhe tash e kërkon ta rikthejë me cdo kusht.

Chelsea

Eksperti italian i transferimeve, Nicolo Schira potencon se ëest Hami ka refuzuar një ofertë 50 milionëshe për lojtarin nga ‘Të Kaltërit’ dhe kërkon diku rreth 80 milionë eur.

Lampard pritet të shesë lojtarë për të krijuar fonde për Rice.

Nuk pritet të jetë një operacion shumë i komplikuar pasi lojtari është i vendosur të kalojë në ‘Stamford Bridge’ dhe ka pranuar kontratën 5-vjecare.

Chelsea, më herët këtë javë, kompletoi transferimin e portierit, Edouard Mendy nga Rennes, kështu që tani është i fokusuar krejtësisht në Rice. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: