Chelsea absolutisht shkatërron Chesterfieldin në FA Cup

Chelsea absolutisht shkatërron Chesterfieldin në FA Cup

Chelsea ka shpartalluar skuadrën e Chesterfield për të marrë fitore në Kupën FA.

Raundi i 1/32 të finales nuk ishte problematik për Chelsea, me skuadrën ‘Blu’ që triumfoi 5:1.

Chelseat iu deshën vetëm gjashtë minuta lojë për të gjetur golin e parë, që erdhi me Timo Werner. 12 minuta më vonë, Hudson Odoi dyfishoi epërsinë, kurse në minutën e 20’ Romelu Lukaku shënoi për 3:0, duke i dhënë fund dilemës së fituesit.

Megjithatë, këtu nuk ndaloi Chelsea. Para fundit të pjesës së parë, Chelsea shënoi edhe golin e katërt, kësaj radhe me Andreas Christensen.

Minuta e 55’ i dha goditjen e fundit Chesterfield, me Ziyech që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për 5:0.

Goli i nderit për mysafirët erdhi në minutën e 80’, me Asante.

Chelsea me këtë fitore të thellë tashmë kalon në fazën tjetër të Kupës FA.

Shpërndaje në: