Chelsea fiton pa telashe ndaj Aston Villas – Lukaku shkëlqen me dy gola

Periskopi.com Sporti

‘Blutë’ kanë marrë një tjetër fitore në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel ka shënuar një tjetër fitore në Premier League, duke mposhtur skuadrën e Aston Villa me rezultatin 3:0, shkruan Periskopi.

Lojtarët e Tuchel arritën të zhbllokojnë rezultatin pas vetëm 15 minutave lojë, me anë të sulmuesit që transferuan këtë verë, Romelu Lukaku.

Belgu dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi të mirë nga Kovacic. Ky i fundit doli në skenë edhe në minutën e 49’, kësaj radhe si realizator, për të mbyllur dilemën për fituesin.

Golin për të vulosur rezultatin final e shënoi Romelu Lukaku në minutën 90+3′. Ky gol ishte i dyti personal i takimit për belgun.

Chelsea tani ka 10 pikë, sa ka edhe Man Utd në krye, kurse Aston Villa mbetet me katër pikë në po aq ndeshje. /Periskopi/

Shpërndaje në: