Chelsea gati t’i prish punë Man United për De Jongun

Chelsea gati t’i prish punë Man United për De Jongun

Skuadra  Chelseas thuhet se ka hyrë në garë për të firmosur me De Jong, i cili po kërkohet me ngulm nga skudra e Man United.

Barcelona ende nuk e ka dhënë vendimin final për të ardhmen e mesfushorit holandez, i cili po kërkohet nga trajneri aktual i Man United, Ten Hag, shkruan Periskopi.

De Jong ka shprehur interesim të qëndrojë te Barcelona, por Ten Hag po insiston shumë që ta sjellë atë në “Old Trafford”.

Chelsea ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare por që po mendon për një të tillë.

Shpërndaje në: