Chelsea i bën një super kontratë të re Armando Brojës

Chelsea i bën një super kontratë të re Armando Brojës

Qendersulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, ishte i huazuar nga Chelsea te skuadra holandeze Vittese në sezonin e kaluar duke i shënuar 10 gola dhe dy asistime.

19 vjeçari pas paraqitjeve të mira me Vittesen do të shpërblehet me kontratë të re nga skuadra e Chelseas.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Chelsea do t’ia vazhdoj kontratën Brojës e cila i skadon në vitin 2022.

Broja do të nënshkruaj kontratë të re deri në vitin 2026.Sulmuesi i gjatë 1 metër e 91 centimetra do të stërvis me ekipin e parë të Chelsat në sezonin parasezonal nën drejtimin e Thomas Tuchel.

Shpërndaje në: