Chelsea i gatshëm që ta largojë Pulisic

Chelsea i gatshëm që ta largojë Pulisic

Kampioni evropian Chelsea është i gatshëm që ta largojë nga skuadra yllin amerikan Christian Pulisic, raporton “El Nacional”.

23 vjeçari ka oferta nga shumë skuadra evropiane para se të hapet afati kalimtar i transferimeve në janar, dhe “Blutë” e Londrës do t’i konsiderojnë ato të cilat janë jashtë Premier Ligës angleze, përcjell KosovaPress.

Pjesë e skuadrave që kanë shprehur interesim në Pulisic është Barcelona, por raportohet se Chelsea do të kërkojë afro 50 milionë për shërbimet e yllit amerikan, shumë kjo e cila është e papërballueshme për gjigandin katalunas.

Që prej transferimit nga skuadra gjermane Borussia Dortmund te Chelsea, Pulisic ka arritur të regjistrojë 19 gola dhe 14 asistime në 83 paraqitje për “Blutë” e Londrës.

Shpërndaje në: