Chelsea insiston sërish për Romagnoli
Chelsea duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mbrojtësit të Milanit, Alessio Romagnoli.
Daily Mirror raporton se drejtuesit e klubit londinez janë duke menduar për të dërguar një ofertë të re për talentin italian, ofertë e cila do të kapte shifrën e 40 milionë funteve.
Edhe pse dje Milani nëpërmjet një deklarate zyrtare pohoi se nuk do ta shesë lojtarin në fjalë, një ofertë si ajo e lartëcekura ndoshta nuk do të refuzohej nga ‘rosonerët’. /Periskopi.com



