Chelsea kishte shansin të nënshkruante me Donnarumman falas, por i besoi Mendyt

Chelsea kishte shansin të nënshkruante me Donnarumman falas, por i besoi Mendyt

Mendy ishte heroi i Chelsea ndaj Berntford dhe portieri është bërë ‘trend’ në rrjetet sociale. Tani, të gjithë po flasin për të.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Chelsea kishte mundësinë që të nënshkruante me portierin Donnaruma si lojtar i lirë, por bordi i londinezëve donte t’i besonte portierit Mendy.

“Chelsea kishte mundësinë të nënshkruante me Donnarumman si lojtar i lirë, muaj më parë. Bordi donte t’i besonte Mendy si “ai është portieri ynë edhe për vitet e ardhshme”, ka theksuar Romano.

7 vjet më parë Edouard ishte i papunë, duke u rreshtuar në një qendër lokale pune dhe gati për të lënë futbollin, kurse tani ai është i paprekshëm te Chelsea.

Reprezentuesi nga Senegali tani ka mbajtur 30 herë portën të paprekura në 54 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat, me vetëm Cech (51 ndeshje) që ka mbajtur më shumë herë portën të paprekur në më pak ndeshje për klubin e Chelseas. /Periskopi/

Shpërndaje në: