Chelsea lufton fuqishëm, mposht Watfordin dhe rikthehet në vendin e katërt

Chelsea lufton fuqishëm, mposht Watfordin dhe rikthehet në vendin e katërt

Chelsea është rikthyer në vendin e katërt, pasi kaloi disa orë në vendin e pestë, pas fitroes së Manchester Unitedit sot kundër Bournemouthit.

“Të Kaltërit” ishin nën presion të madh para përballjes së sontme kundër Watfordit, pasi një lëshim pikësh do të nënkuptonte humbje e pozitës që dërgon në garat e Champions eagues sezonin e ardhshëm, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, djelmoshat e Frank Lampardit e përballuan shumë mirë situatën, duke triumfuar me rezultat 2-0.

Golat nga Olivier Giroud 28′ dhe Willian nga penalltia 43′, ia siguruan pikët e plota “Të Kaltërve”.

Kështu, Chelsea rikthehet në top katërshe me 57 pikë, dy më shumë se Unitedi në të pestin dhe një më pak se Leicester City në të tretin.

Në anën tjetër, Watfordi vazhdon të jetë i rrezikuar, pasi zë pozitën e 17-të me 28 pikë të grumbulluara, një më shumë se vendi që e dërgon në Championship. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: