Chelsea mbretëron Londrën, mposht pa telashe edhe Tottenhamin

Chelsea mbretëron Londrën, mposht pa telashe edhe Tottenhamin

Londra duket se nuk ka kundërshtarë të denjë këtë sezon për skuadrën e Chelseat.

Pas fitores ndaj Arsenal, Chelsea ka mposhtur edhe skuadrën e  Tottenham, me rezultatin 0:3, shkruan Periskopi.

Spurs ishin të pafuqishëm ndaj skuadrës së Thomas Tuchel, e cila ruajti portën e paprekur këtë ndeshje.

Goli i parë i takimit u shënua nga Thiago Silva, në minutën e 49’ të takimit, pas një goditje nga këndi mirë të ekzekutuar, kur braziliani qëlloi saktë me kokë.

Për të qetësuar ‘Blutë’ u kujdes N’Golo Kante, i cili me një goditje nga distanca, me pak fat, shënoi për 0:2 në minutën e 57’. Kurse, të gjitha shpresat për vendasit i shuajti Rudiger, me golin e minutës së 90+2’.

Chelsea tani është skuadër lidere me 13 pikë, kurse Tottenham mbetet me 9 pikë të grumbulluara. /Periskopi/

Shpërndaje në: