Chelsea me përmbysje triumfon kundër Aston Villas

Chelsea me përmbysje triumfon kundër Aston Villas

Chelsea ka regjistruar një fitore të rëndësishme 3-1 kundër Aston Villas, në kuadër të javës së 19 në Premier League.

E para që kaloi në epërsi ishte Villa, me anë të një autogoli me kokë nga Reece James në minutën e 28, shkruan Periskopi.

Jorginho barazoi nga penalltia në minutën e 34-t.

Në minutën e 56-të, dhjetë minuta pasi u fut në lojë, Romelu Lukaku realizoi për 2-1 duke qëlluar cakun me kokë.

Në minutën e tretë të kohës shtesë , Jorginho shënoi për 3-1, përsëri nga penalltia.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea grumbullon 41 pikë dhe zë vendin e tretë, me gjashtë më pak se lideri Manchester City. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: