Chelsea mezi fiton kundër një prej skuadrave më të dobëta në PL, e cila luajtime dhjetë lojtarë për 45 minuta

Chelsea mezi fiton kundër një prej skuadrave më të dobëta në PL, e cila luajtime dhjetë lojtarë për 45 minuta

Chelsea ka arritur një fitore me qykë të zorit kundër Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Premier League në ‘Craven Cottage’.

”Të Kaltërit” arritën të triumfojnë me rezultat minimal, 1-0, falë një goli nga Mason mount në minutën e 78-të, shkruan Periskopi.

Ishte një përballje jashtëzakonisht e vështirë për Chelsean, që nuk dinte për fitore në tri ndeshjet e fundit.

Djelmoshat e Frank Lampardit vuajtën shumë për ta gjetur rrugën e golit, pavarësisht se Fulhami po luante me dhjetë lojtarë në fushë që nga minuta e 44-t, kur Antonee Robinson u përjashtua me të kuq direkt për një ndërhyrje brutale në Cesar Azpilicuetan i cili – fatmirësisht – shpëtoi pa ndonjë lëndim serioz nga ndërhyrja.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea ngjitet në pozitën e shtatë në tabelë me 29 pikë, ndërsa Fulhami mbetet në vendin e 18-të me 12 pikë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: