Chelsea para Liverpoolit për shërbimet e De Ligt

Periskopi.com Sporti

Matthijs de Ligt shumë shpejtë mund të ndryshojë kampionat dhe skuadër pasi e ardhmja e tij me Juventusin është shumë e pa qartë. Sipas “Il Corriere dello Sport”, Chelsea po udhëheq garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Juventusit dhe është duke u rivalizuar nga skuadra rivale, Liverpooli.

Kontrata e holandezit skadon në qershor të vitit 2024 dhe bardhezinjtë janë në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij në klub. De Ligt ka refuzuar të angazhohet në bisedime për të ardhmen e tij me klubin dhe zbuloi javën e kaluar se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje me klubin.

Ai ka një klauzolë prej 120 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij, e cila do të rritet në 140 milionë euro sezonin e ardhshëm. De Ligt dëshiron një klauzolë më të ulët lirimi, por sipas “Il Corriere dello Sport”, negociatat midis lojtarit dhe gjigantëve të Serisë A tani janë pezulluar, përcjellë KosovaPress.

Chelsea është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri në verë pasi gjigantët e Premier Ligës duhet të zëvendësojnë Antonio Rudigerin dhe Andreas Christensenin.

Shumë klube të tjera të mëdha po monitorojnë situatën e De Ligt, duke përfshirë Liverpoolin, PSG-në dhe Manchester Unitedin, por “Djajtë e Kuq” nuk mund t’i ofrojnë lojtarin mundësin e përfaqësimit në Ligën e Kampionëve.

Juventusi nuk ka marrë asnjë ofertë deri më tani, por mund të konsiderojë shitjen e De Ligt në verë nëse mbrojtësi refuzon të nënshkruajë zgjatjen e kontratës.

Nëse e mbajnë për një vit më shumë, çmimi i tij do të ulet në vitin 2023, me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij në “Allianz Stadium”.