Chelsea po ia sheh sherrin Hazardit, ai po i bën presion Real Madridit që ta transferojë yllin e ‘Të Kaltërve’

Chelsea po ia sheh sherrin Hazardit, ai po i bën presion Real Madridit që ta transferojë yllin e ‘Të Kaltërve’

Real Madridi ka filluar një zakon të ri të transferimit të lojtarëve nga Chelsea.

Në dy verat e kaluara, “Los Blancos” kanë sjellur dy prej yjeve kryesorë të klubit londinez në kryqytetin spanjoll, derisa kompletuan transferimin e Thibaut Courtois dhe Eden Hazard, transmeton Periskopi.

Largimi i këtij të fundit nga Anglia këtë verë ishte një goditje e madhe për “Të Kaltërit”, me Frank Lampardin që nuk arriti ta zëvendësojë belgun për shkak të pezullimit në afatin kalimtar të transferimeve.

Dhe Chelsea mund të përballet edhe me një tjetër pengesë, e që është mundësia e humbjes së N’Golo Kantes.

Kante is the key man in Chelsea's midfield

Raportet nga Franca sugjerojnë se Courtois dhe Hazard po mundohen ta bindin Real Madridin që ta transferojnë ish-bashkëlojtarin e tyre.

Nëse arrijnë ta bindin bordin, Chelsea do ta kishte shumë të vështirë ta mbante Kanten.

Real Madridi i ka resurset financiare për ta paguar shumën e duhur për çdo lojtar, derisa për lojtarët është shumë e vështirë që të refuzojnë një klub kaq të madh. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: