Chelsea po mendon për Perisic

Periskopi.com Sporti

Chelsea janë duke menduar që të bëjnë një lëvizje gjatë janarit për mesfushorin e majtë të Interit, Ivan Perisic, i cili do të jetë lojtar pa kontratë në verë

Skuadra nga Premier Liga është në kërkim të një mbrojtësi të ri të majtë pas lëndimit serioz të Ben Chilwell; për momentin Thomas Tuchel mund të mbështetet vetëm në Marcos Alonso, kështu që Blutë janë duke kërkuar përforcime këtë muaj.

Siç raporton The Mirror, Chelsea janë të interesuar për 32 vjeçarin Perisic, me Tuchelin që e pëlqen faktin që lojtari mund të luaj me të dyja këmbët dhe në disa pozita. Kontrata e tij përfundon në fund të sezonit, kështu që Interi do të dëshironte që ta shisnin atë këtë muaj për të gjeneruar pak të holla.

Pos Bluve, për Perisic interes kanë shprehur edhe Tottenham dhe Arsenal por Perisic do të dëshironte që të luante për skuadrën nga Londra perëndimore, duke mos shkuar në veri të qytetit. Për fatin e tij sigurisht që do të dihet në dy javët në vazhdim.