Chelsea ‘stërvitet’ me Malmon, gati për Cityn (VIDEO)

Chelsea ‘stërvitet’ me Malmon, gati për Cityn (VIDEO)

Chelsea ka arritur fitore solide 3-0 ndaj Malmos, duke u kualifikuar në raundin e 16 më të mirave në Europa Ligë.

Në fakt pjesa e parë përfundoi pa gola, por ekipi i Sarrit shpërtheu në 45 minutëshin e dytë.

Shifrat u zhbllokuan në minutën e 55-të me Olivier Giroud, që e pati të lehtë të shënonte me portën e zbrazët pas pasimit fenomenal të Willian.

Ross Barkley (74′) shënoi një euro gol nga gjuajtja e lirë, ndërsa rezultatin 3-0 e vulosi i riu Callum Hudson-Odoi (84′).

‘Blutë’ kualifikohen në raundin tjetër të Europa Ligës me rezultat të përgjithshëm 5-1.

Të dielën, Chelsea luan finalen ndaj Mancheser Cityt në Carabao Cup, ndeshje që portieri kosovar Arijanet Muric do ta luajë nga fillimi. /Periskopi/

Shpërndaje në: