Chelsea synon transferimin e mesfushorit serb

Chelsea synon transferimin e mesfushorit serb

Chelsea raportohet se po planifikon transferimin e Sergej Milinkovic-Savicit.

E ardhmja e 27-vjeçarit ka qenë subjekt i shumë spekulimeve muajt e fundit, me një numër klubesh që besohet se janë të interesuara për shërbimet e tij, transmeton Gazeta Express.

“Corriero dello Sport” ka raportuar se Chelsea ka shprehur interesim serioz për Savicin. Klubi nga Londra thuhet se do të bëjë një ofertë gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Sipas mediumit italian, Lazio ka shfaqur interesim për dyshen e “Bluve”, Emerson Palmierin dhe Ruben Loftus-Cheek. Dhe, kjo gjë që mund ta vendosë palën angleze në një pozicion të fortë për të negociuar një shkëmbim të mundshëm.

Manchester United, Paris Saint-Germaini dhe Newcastle United janë klubet tjera të interesuara për mesfushorin serb.

Ndryshe, Sergej Milinkovic-Savic me Lazion ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

 

Shpërndaje në: