Chiesa përfundon operimin, ky është mesazhi i tij

Chiesa përfundon operimin, ky është mesazhi i tij

Ka nisur tashmë zyrtarisht misioni i rikthimit në fushë për Federico Chiesan.

Sulmuesi i Juventusit i është nënshtruar një operacioni për rindërtimin e ligamenteve në gjurin e majtë dhe pritet të qendrojë jashtë fushave për shtatë muaj. Synimi është ribashkimi me grupin bardhezi në shtator, edhe pse do të duhet akoma kohë për të rikuperuar formën më të mirë.

“Operacioni u krye, tani fillojmë përsëri!”, ka shkruar Chiesa në profilin e tij në rrjetet sociale, duke u shfaqur i buzëqeshur dhe me aprovimin se gjithcka ka shkuar si duhet. Mes shumë komenteve në postim, është edhe ai i vetë Juventus: “Forza Fede”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Federico Chiesa (@fedexchiesa)

Shpërndaje në: