Chiesa rrezikon humbjen e sezonit pas lëndimit ndaj Romës

Chiesa rrezikon humbjen e sezonit pas lëndimit ndaj Romës

Federico Chiesa mbrëmë gjatë ndeshjes ndaj Romës, të cilën Juventusi e fitoi si mysafir 3-4, u detyrua të zëvendësohet me Dejan Kulusevskin pas një lëndimi të rëndë që pësoi në pjesën e parë

Anësori 24-vjeçar u rrëzua në tokë në minutën e 31-të të ndeshjes nga Ainsley Maitland-Niles. Ai dukej se kishte dhimbje të mëdha dhe u ndihmua të dilte nga fusha teksa liroi vendin për Dejan Kulusevski.

Shkencëtari sportiv Rajpal Brar theksoi se lëndimi i Chiesas mund të jetë jashtëzakonisht i rëndë.

Ai postoi një video ku tregon momentin që italiani pësoi dëmtimin, duke thënë: “Mund të shoh valëzim në gjurin e majtë teksa po kthehet me gjurin që bie nga brenda”.

“Potencialisht tregon një këputje ligamentit të gjurit, veçanërisht në kontekstin e raporteve të tjera se ai ka një ndrydhje të ligamentit të gjurit. Në pritje të rezultateve të ekzaminimit”.

Në rast se Chiesa ka këputur ligamentet e gjurit, atëherë sezoni për të mund të ketë përfunduar.

Shpërndaje në: