Chris Brown do të bëhet sërish baba

Chris Brown do të bëhet sërish baba

Një burim ka konfirmuar për Page Six se muzikanti 30 vjeçar do të bëhet baba për herë të dytë – këtë herë me ish-të dashurën e tij Ammika Harris.

Këngëtari i “She Ain’t You” ka gjithashtu vajzën pesëvjeçare Royalty me Nia Guzman.

Page Six ka raportuar se Brown dhe e dashura e tij e fundit Indyamarie janë ndarë pikërisht për shkak të shtatzënisë së Harris ndonëse ajo dhe Brown nuk ishin në lidhje aktualisht.

Këngëtari ka dhënë sinjale së fundmi se Harris është shtatzënë duke i lënë komente poshtë fotografive në rrjetet sociale si “mama e bukur”.

Jeta e dashurisë së Chris Brown ka qenë vazhdimisht kryetitull i mediave rozë.

Ai ka qenë në lidhje me aktoren amerikane Karrueche Tran – me ndarje të kohëpaskohshme – nga viti 2010 deri në vitin 2015.

Tran ka marrë një urdhër ndalimi pesëvjeçar ndaj ish të dashurit të saj në vitin 2017.

Shpërndaje në: