Christopher Hill para senatit: Do të vazhdojë të këmbëngulë në hetimin e plotë të vrasjes së vëllezërve Bytyqi më 1999

Christopher Hill para senatit: Do të vazhdojë të këmbëngulë në hetimin e plotë të vrasjes së vëllezërve Bytyqi më 1999

Kandidati për ambasador të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë para Senatit Amerikan, se nëse merr këtë detyrë do ta mbështesë Beogradin për zbatimin e reformave me rëndësi.

Edhe çështja e procesit të dialogut është përmendur nga ai, këtë të mërkurë, raporton N1.

“Në mënyrë që Serbia të ecë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ajo duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”, është shprehur Hill.

“SHBA-ja mbështet fuqishëm procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, si shansi më i mirë për të dyja vendet që t’i tejkalojnë dallimet. Njohja e ndërsjellë është mënyra e vetme drejt progresit, ashtu siç presidenti Joe Biden e ka thënë”.

Hill ka theksuar se do të vazhdojë të këmbëngulë në hetimin e plotë të vrasjes së vëllezërve Bytyqi më 1999.

Shpërndaje në: