CIA heq shefin në Vjenë për shpërthimin e sindromës misterioze

CIA heq shefin në Vjenë për shpërthimin e sindromës misterioze

CIA raportohet se ka hequr shefin e stacionit në Vjenë pasi nuk i është përgjigjur si duhet shpërthimit të sindromit misterioz të Havanas.

Dhjetëra anëtarë të personelit amerikan në kryeqytetin austriak me fëmijët e tyre kanë raportuar simptoma të sindromit, sipas Washington Post.

Ky sindrom së pari doli në ambasadën e ShBA-ve në Havanë të Kubës në vitin 2016, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Personat e prekur thanë që dëgjojnë zëra gumëshitës që vijnë nga një drejtim, dhe ndjejnë presion në krye.

Të tjerët janë ankuar për marramendje, lodhje e mundim, mes simptomash tjera.

Ka pasur më shumë raste të sindromit në Vjenë se në çdo qytet tjetër përveç Havanës, ka raportuar the Post.

CIA nuk ka dashur të komentojë raportimin kur u kontaktua nga gazetarët.

Gazeta citon zyrtarë amerikanë që thonë se heqja e zyrtarit më të lartë në Vjenë dërgon mesazh  te liderët e tjerë që ta marrin më seriozisht sindromin e Havanas.

Në fillim të kësaj jave, edhe një zyrtar i CIA-s që po udhëtonte me drejtorin e agjencisë, Willaim J. Burnsin, raportoi simptoma të sindromit.

Një studim shkencor i atyre që u prekën në Kubë, i publikuar më 2018, gjeti se diplomatët kishin përjetuar një formë të lëndimit në tru.

Akademia amerikane e Shkencave kishte zbuluar që shpjegimi më i bindshëm ishte “një energji e drejtuar e frekuencës së radios” si shkaktar i saj.

Drejtori i CIA-s deklari se kishte mundësi shumë të madhe që sindromi të ishte shkaktuar me qëllim dhe kishte nënkuptuar se Rusia mund të ishte prapa saj – diçka që Moska e ka mohuar. /Periskopi

Shpërndaje në: