“CIA ka në plan të vrasë Donald Trumpin, përpara se ai të marrë detyrën më 20 janar”

“CIA ka në plan të vrasë Donald Trumpin, përpara se ai të marrë detyrën më 20 janar”

Një amerikan i njohur për teoritë e tij konspiracioniste i quajtur Alex Jones ka deklaruar se CIA ka në plan të vrasë Donald Trump përpara se ai të marrë detyrën në 20 janar.

“CIA është e dëshpëruar për të ekzekutuar Trumpin para 20 janarit”, – deklaron ai, përcjell lapsi.al.

Jones thotë se “lidhjet e Trump me Rusinë janë shkaku prej të cilit CIA kërkon eliminimin e presidentit të ri”.

“Trump kërkon të rrëzojë sistemin aktual dhe CIA nuk e pëlqen këtë. Ata e konsiderojnë një kërcënim Trumpin dhe duan ta heqin qafe”, – thotë Jones.

Por deklarata e tij duhet parë paksa me skepticizëm, pasi Jones njihet për teoritë konspirative, që për fatin e tij të keq nuk janë vërtetuar kurrë.

Ai pretendon se Bin Laden është ende gjallë dhe se 11 shtatori ishte një “punë e brenshme”, organizuar nga qeveria amerikane.

Shpërndaje në: