CIA tallet keq me përdoruesit që i akuzuan për telashet në Instagram: A e keni ndalë e me dhezë prapë?

CIA tallet keq me përdoruesit që i akuzuan për telashet në Instagram: A e keni ndalë e me dhezë prapë?

Agjencia e Inteligjencës Amerikane [CIA] në një cicërimë në ‘Twitter’ ka reaguar për akuzat që u janë drejtuar atyre lidhur me telashet e fundit me të cilat janë përballur rrjetet e Mark Zuckenberg si Facebook, Instagram e Whatssup – raporton Periskopi.

Por, reagimi i tyre është i pazakontë për një agjenci inteligjence.

Në cicërimën e tyre thuhet se rënia e Instagramit i ka afektuar edhe ata gjithashtu.

Por, shtojnë se ata nuk e ka shkaktuar atë.

Madje, thonë se s’mund t’ua rregullojnë as problemet e juaja në këtë rrjet social.

“Po, edhe ne jemi afektuar nga rënia e Instagramit, gjithashtu. Por jo, ne nuk e kemi shkaktuar atë. Jo, nuk mund t’ua rregullojmë as instagramet tuaja. A e keni ndal e me dhez prapë?”, shkruhet në cicërimën e bërë në faqen zyrtare të CIA’së.

Ditë më parë rrjetet e Zuckenbergut patën telashe të mëdha, sidomos me fotografitë. Për shkak të atyre problemeve, në këto rrjete nuk është hapur thuajse asnjë fotografi. Problemi ishte rregulluar pas disa orëve./PERISKOPI

Shpërndaje në: