Çifti belg që udhëton nudo nëpër botë

Periskopi.com Fun

Çiftin belg Nick dhe Lins De Corte, pandemia e koronavirusit e gjeti në Meksikë, duke mos pasur mundësi të kthehen në Evropë.

Ata janë naturistë, e kanë zgjedhur të eksplorojnë botën krejtësisht nudo. Ata i dokumentojnë këto aventura në blogun e tyre online. Pasi kufizimet e COVID-19 nisëm të lehtësoheshin, çifti u rikthye në Evropë, për të rinisur aventurat e tyre. menjëherë ata shkuan në Handuras, Protugali, e madje eksploruan nudo pyjet e Amazonës. Gjithashtu pjesë e guidës së tyre ishte dhe Franca, duke qenë se vendi ofron shumë hapësira për nudistët.

“Ne shkuam në Francë para disa kohësh dhe ishte një përvojë e shkëlqyeshme. E kemi vizituar edhe disa herë më pas dhe e them pa drojë, ishte vërtetë një eksperiencë unike. Franca të jep hapësira të bollshme për nudistët, ka kampe nudiste, aktivitete, gjithçka që duhet”, tha Nick për CNN.

Çifti De Corte, e kanë hapur blogun e tyre online, për një qëllim fare të thjeshtë, të zhbëjnë paragjykimet që rrethojnë nudiztët.

“Ekzistojnë disa paragjykime. E para ka të bëjë me seksin, njerëzit e cilësojnë tabu të qëndrosh i zhveshur në grup pa ndonjë qëllim seksual. Ky është një keqkuptim i madh”, shtoi më tej Nick.

 

Shpërndaje në: