Çifti Clooney shfaqen në publik me binjakët (Foto)

Çifti Clooney shfaqen në publik me binjakët (Foto)

Binjakët një muajsh të George dhe Amal Clooney duket se tashmë kanë treguar se kanë stil.

Çifti është fotografuar në një aeroplan privat në Milan të Italisë, derisa në njërën nga fotografitë shihet aktori që mban në duar mbajtësen e foshnjeve me ngjyrë të bardhë, transmeton Klan Kosova.

Mami dhe babi i binjakëve Clooney më pas u larguan me një kombi të bardhë.

Këto fotografi shënojnë njëkohësisht edhe daljen e parë publike të çiftit Clooney pas lindjes së binjakëve.

Binjakët që kanë vetëm 1 muaj deri tani kanë shijuar një udhëtim në Itali dhe udhëtimin me aeroplan privat. Jo keq për fillimin e jetës!

Pa dyshim se babai i tyre mund të përballojë gjithë këto shpenzime pasi ai ka shitur kompaninë e tij të tekliës për 1 miliardë dollarë muajin e kaluar.

Binjakët e çiftit të njohur lindën më 6 qershor në Londër.

Shpërndaje në: