Çifti i moshuar në Serbi bën gati varret, thonë se e dinë kur do të vdesin bazuar në matje të përçudshme

Çifti i moshuar në Serbi bën gati varret, thonë se e dinë kur do të vdesin bazuar në matje të përçudshme

Branimir Reljić nga Ljig i Serbisë tashmë e di paraprakisht se kur do të shkojë në atë botë.

Në pllakën e tyre përkujtimore, të cilën gruaja e tij Grana dhe ai personalisht e ndërtuan gjatë jetës së tyre, ata shkruan edhe vitin e saktë të vdekjes, të udhëhequr nga një llogaritje e pazakontë, duke përdorur predispozitat gjenetike të paraardhësve të Branimirit.

“Të gjithë paraardhësit e mi kanë jetuar nga 83 deri në 88 vjet, në bazë të kësaj unë duhet të jetoj edhe katër vjet të tjera. Unë nuk e detyrova gruan time, e pyeta nëse donte apo jo, duke pasur parasysh se kemi më shumë se gjysmë shekulli të martuar, edhe pse ajo është gjashtë vjet më e vogël, sipas përllogaritjes time do të jetë tre vjet e ve. Dhe që llogaritja ime të mos jetë e gabuar, ja një shembull i pastër, vëllai im vdiq në moshën 84-vjeçare, vetëm pak ditë para ditëlindjes së tij,” tha Branimir Reljić për mediat serbe.

Ai thotë se nuk ka frikë nga vdekja, dhe se është diçka që duhet të ndodhë, është e natyrshme që njerëzit të lindin dhe të vdesin.

Shpërndaje në: