Çifti që dyshohet se u vra në Prizren kishte ardhur për pushime në Kosovë,  jetonte në Suedi

Çifti që dyshohet se u vra në Prizren kishte ardhur për pushime në Kosovë,  jetonte në Suedi

Çifti S.H. dhe D.H. dyshohet se janë vrarë në një shtëpi në rrugën “Jusuf Gervalla” në Prizren.

Zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi,  ka thënë për është gjetur një armë në vendin e ngjarjes me të cilën dyshohet se është kryer vepra e cila po cilësohet si ‘vrasje e rëndë’.

Klan Kosova mëson se çifti kanë jetuar në Suedi dhe me datën 20 të këtij muaji kishin ardhë në Kosovë për pushime.

 

 

Shpërndaje në: