Çika e Gani Gecit pas pozës me Vjosa Osmanin: Dëshirën e kanë të kthehen në LDK, nuk e kanë vendin në parti majtiste [VV]

Çika e Gani Gecit pas pozës me Vjosa Osmanin: Dëshirën e kanë të kthehen në LDK, nuk e kanë vendin në parti majtiste [VV]

Marigona Geci, deputete e LDK’së ka treguar përmes Facebook se si presidentja Osmani kishte shkuar sot gjatë seancës tek ulëset e deputetëve të LDK’së.

Me këtë rast, Geci thotë se ia ka bërë një ftesë, që të kthehet aty ku ishte më herët.

Ja postimi i plotë:

 

Sot, presidentja e Republikës së Kosovës Znj.Vjosa Osmani pati një fjalim të mirë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Pas fjalimit ajo bashkë me deputetët e saj erdhi tek ulëset e Grupit Parlamentar të LDK-së për të bërë një foto me ne.

Unë i thash znj.Presidente merri deputetët tuaj e ejani këtu në LDK, se ju nuk e keni vendin atje te partitë e majta me orientime të skajshme majtiste.

Nga nënbuzqeshja u kuptua se deputetët e Listës Guxo dëshiren e kanë të kthehen në LDK.

Shpërndaje në: