Cikalleshi: Covid-19 më ndaloi mua, por kombëtaren kuqezi s’e ndalon dot askush

Cikalleshi: Covid-19 më ndaloi mua, por kombëtaren kuqezi s’e ndalon dot askush

Shqipëria do ta zhvillojë nesër ndeshjen jetike ndaj Polonisë në “Air Albania Stadium” në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror.

Në këtë ndeshje, Shqipëria nuk do të mund të kalkulojë në shërbimet e sulmuesit Sokol Cikalleshi, i cili është infektuar me virusin korona.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet lojtari, pak më parë, përmes rrjeteve sociale, përcjell Periskopi.

“Covid-19 më ndaloi mua, por kombëtaren kuqezi s’e ndalon dot askush”, shkroi Cikalleshi në profilin e tij në Instagram.

Në rast të fitores ndaj Polonisë, Shqipëria rrit në maksimum gjasat për kualifikim në Kupën e Botës. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: