Cila është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës? Flasin nga Ministra e Infrastrukturës

Cila është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës? Flasin nga Ministra e Infrastrukturës

Pas reshjeve të borës qarkullimi në rrugët e vendit është vështirësuar. Detaje për këtë ka dhënë Mal Lokaj, nga Ministria e Infrastrukturës.

Pavarësisht ankesave të shumta të qytetarëve, Lokaj thotë se gjendja e rrugëve është e mirë.

“Momentalisht sipas informacioneve nga menaxherët e shtatë regjioneve të Kosovës, gjendja e rrugëve nacionale dhe regjionale, pra këto rrugë janë në kompetencë të Ministrisë, dhe du autoudhët, është e mirë. Nuk mund të themi që është perfekte, por rrugët janë të qarkullueshme në të gjitha lokacionet edhe në të gjitha pozicionet gjeografike”, tha Lokaj për RTVDukagjini.

Ai thotë se janë përgatitur dhe s’presin vështirësi në mirëmbajtjen e rrugëve as në javët e ardhshme.

“Operatorët ekonomik që janë përzgjedhur nga Ministria për mirëmbajtjen e rrugëve janë të përgatitur, me staf, me makineri dhe me materialin e nevojshëm që nevojitet për mirëmbajtjen e rrugëve”, tha Lokaj.

Shpërndaje në: