Cila është moderatorja më e mirë e sportit dhe futbollisti më i zgjuar sipas Ilda Bejlerit?

Cila është moderatorja më e mirë e sportit dhe futbollisti më i zgjuar sipas Ilda Bejlerit?

Ilda Bejleri e lakuar gjithmonë në rrjetet sociale për paraqitjen të veçante dhe deklaratat e saj të drejtpërdrejta, u vu në puntatën e fundit të “E Diell” përballë disa pyetjeve pikante që iu bënë nga Einxhel Shkira.

Pyetjes se cila sipas Bejlerit, ishte moderatorja shqiptare sportive më e mira për vitin 2019, ajo pa hezitim zgjodhi emrin e koleges së saj Vilma Masha.

Po futbollisti më i zgjuar?

“Mendoj që të gjithë ata që kam intervistuar kanë qenë inteligjentë, por padiskutim Bekim Balaj më ka lënë shumë mbresa” u përgjigj Ilda.

Bejleri edhe pse pjesën më të madhe të kohës e kalon në fushën e blertë për shkak të punës së saj, tipi i mashkullit që ajo do të zgjidhte është me këmishë, kollare dhe xhaketë dhe jo me fanellë.

Shpërndaje në: