Cilat kombëtare kanë siguruar kualifikimin për Kupën e Botës deri më tani?

Cilat kombëtare kanë siguruar kualifikimin për Kupën e Botës deri më tani?

Kualifikueset për Kupën e Botës po vazhdojnë nëpër të gjitha kontinentet.

Amerika e Jugut, Azia, Evropa, Afrika dhe Oqeania po luajnë kualifikueset, me kombëtaret që kërkojnë biletë për Katar.

Deri më tani janë vetëm dy kombëtare që kanë prerë biletën për të vazhduar, dhe njëra e ka automatikisht.

Pra, Katari si nikoqir i kampionatit është një nga kombëtaret që ka siguruar pjesëmarrjen automatikisht, kurse tjetra është Gjermania, që mbrëmë shpartalloi Maqedoninë me 0:4, shkruan Periskopi.

Anglia është në rrugë të mirë për të bërë të njëjtën gjë.

32 skuadra në total duhet të konfirmohen për Kupën e Botës. Brazili e Argjentina kanë gjasat e mëdha që të jenë aty.

Mbetet të shihet se cilat janë të gjitha skuadrat që do të luajnë në Katar. /Periskopi/

Shpërndaje në: