Cilat vende të Evropës hanë më shumë mish?

Cilat vende të Evropës hanë më shumë mish?

Një evropian dhe një jug-amerikan konsumojnë 80 kilogram mish në vit, thotë një studim i ri.

Vendi që konsumon më së shumti mish në Evropë është Spanja dhe pas saj vjen Austria, transmeton Indeksonline.

Një spanjoll mesatarisht konsumon 94.04 kilogram mish në vit, ndërsa një austriak 90.87 kilogram.

Vendi me konsumin me të vogël të mishit është Gjeorgjia. Mesatarisht një banor i këtij shteti konsumon 27.89 kilogram në vit.

Rënie të konsumit të mishit ka pësuar shteti i Francës. Një francez në vitin 2008 konsumonte 91.02 kilogram në vit ndërsa tashmë 86.76 kilogram.

Shpërndaje në: