Cilësia e ajrit pas uljes së temperaturave

Cilësia e ajrit pas uljes së temperaturave

Cilësia e ajrit është qështje që ndërlidhet ngushtë me shëndetin. Ajo që shumë njerëz nuk e dinë është se cilësia e ajrit ëdhtë dukshëm me e ulet në dimër. 

Kjo ndodh për shkak të koncentrimit të ndotësve që emetohen në ajër dhe kushteve atmosferike. Emisionet e larta të ndotësve në ajër, lagështia e lartë, temperaturat e ulëta, paraqitja e mjegulles, krijon  gjendje të pavoliteshme për shpërndarjen e ndotësve në ajër, e cila ndikon në grumbullimin e  perqendrimit te ndotësve në shtresa të ulëta të ajërit. Vlen të theksohet se në nivelin global, duke përfshirë dhe Kosovën, herë pas here shfaqen probleme me paraqitjen e epizoteve të ndotjes së ajrit PM10 dhe PM2.5.

Për të shmangur ekspozimit ndaj cilësise së dobët të ajrit dhe për të mbrojtur shëndetin, qytetarët duhet të jenë te informuar rreth cilësisë së ajrit në vendin ku jetojnë.  Të dhëna në kohë reale për cilësinë e ajrit, janë të qasshme përmes aplikacionin mobil  Air Quality in  Kosovo  në Android dhe IOSportalit zyrtar të cilësisë së ajrit në Kosovë , si dhe uebfaqen zyrtare të  Institutitit  Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) .

Sipas të dhënave nga portali i lartëpërmendur, indeksi i cilesisë së ajrit në Kosovo raporton se në tre ditët në vijim cilësia e ajrit do të jetë përgjithësisht e pranueshme, për dallim nga Fushë Kosova, Ferizaji dhe Podujeva, ku cilësia e ajrit do të jetë më e dobët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka zhvilluar rrjetin nacional të monitorimit të cilësisë së ajrit mbështetur nga Fondacioni i Mijëvjeçarit i Kosovës (MFK) dhe Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Shpërndaje në: