Cili sport është më i mirë për fëmijët: noti, futbolli apo gjimnastika?

Cili sport është më i mirë për fëmijët: noti, futbolli apo gjimnastika?

Ushtrimet janë një nga shtyllat që së bashku me gjumin e mirë dhe ushqimin e duhur, sigurojnë shëndet të mirë, që prej fëmijërisë.

Por jo të gjitha sportet për fëmijët  mund të praktikohen pa dallim në çdo moshë: nëse, për shembull, noti mund të praktikohet që në vitet e para të jetës, futbolli dhe artet marciale nuk mund të fillojnë para moshës gjashtë vjeçare. Çdo moshë ka zhvillimin e saj psiko-motorik dhe, rrjedhimisht, edhe sportet e saj.

Për një zhvillim në harmoni

Për të siguruar një zhvillim harmonik të fizikut, sported për fëmijët duhet të zgjidhen duke marrë parasysh moshën, “duke favorizuar sportet që nxisin njohjen e trupit në 4-5 vitet e para dhe më pas në moshën 7-8 vjeç nisjen e aktiviteteve individuale si atletikë ose gjimnastikë, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e koordinimit neuromotor, ndërsa pas kësaj moshe mund të fillohen sportet në ekip dhe disiplinat më të specializuara. Më poshtë ju tregojmë një udhëzues të vogël të publikuar nga Shoqata Italiane e Pediatrisë për sported sipas moshës.

Nga mosha 3-vjeçare

Noti ndihmon të gjitha masat e mëdha muskulare, nuk e ekspozon fëmijën para traumave te veçanta të aparatit lokomotor, nuk është i kushtëzuar nga klima dhe mund të praktikohet në të gjitha stinët. Fillimi i konkurseve të notit mund të bëhet në moshën 8 vjeçare.

Nga 4 vjeç

Skijimi është një sport që mund të fillojë nga një moshë e hershme, sepse fëmija ka një qendër të ulët të gravitetit, stabilitet të shkëlqyeshëm dhe mund të mësojë lehtë lëvizjet. Konkurset për ski mund të fillojnë në moshën 11 vjeç.

Nga 5 vjeç

Gjimnastika rrit koordinimin neuromuskular dhe kontrollin e trupit. Por duhet të keni kujdes pasi ngarkesa dhe kohëzgjatja e trajnimit mund të jenë të vështira për fëmijën. Fillimi i aktivitetit konkurrues: 8 vjet. Atletika, përveçse vë në punë të gjitha grupet e muskujve  duke siguruar një zhvillim të mirë fizik, mund të praktikohet në ajër të hapur, në formën e një loje, sapo fëmija mbush 5 vjeç. Fillimi i aktivitetit konkurrues: 12 vjet.

Nga 6 vjeç

Sa për futbollin, fillohet me një fushë dhe porta të vogla, si dhe pa ndarë role. Nga mosha 8 deri në 10 vjeç, trajnimi bëhet më istrukturuar. Edhe trajnimi atletik edhe në pjesën e sipërme të gjymtyrëve nuk duhet harruar kurrë. Fillimi i aktivitetit konkurrues: 12 vjeç.

Nga 6-7 vjeç

Artet marciale zhvillojnë kontrollin e muskujve, koordinimin dhe teknikën e frymëmarrjes. Vëmendje duhet të kushtohet në përputhje me rregullat dhe kundërshtarin. Fillimi i aktivitetit konkurrues: 12 vjeç. Basketbolli dhe volejbolli zhvillojnë të gjitha grupet e muskujve dhe përmirësojnë koordinimin neuromotor. Fillimi i aktivitetit konkurrues: basketboll 11 vjeç; volejboll 10 vjeç.

Nga 7-8 vjeç

Tenisi. Kombinimi me trajnimin atletik është i detyrueshëm për të korrigjuar çdo asimetri të zhvillimit muskulor. Fillimi i aktivitetit konkurrues: 8 vjeç.

Nga 8 vjeç

Çiklizmi zhvillon funksionet kardio-frymëmarrëse. Megjithatë, ky sport kërkon trajnim atletik për të kompensuar punën e kryer kryesisht në gjymtyrët e poshtme. Fillimi i aktivitetit konkurrues: 13 vjeç.

Shpërndaje në: