Çitaku: Kemi të dhëna pozitive, po i presim me durim rezultatet

Çitaku: Kemi të dhëna pozitive, po i presim me durim rezultatet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media ka thënë se kjo parti po merr të dhëna pozitive nga vëzhguesit e saj nga terreni lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të sotme.

Ajo tha se “ne po i presim me durim rezultatet”.

“Tani, të gjitha votat e qytetarëve ndodhen në kutitë e votimit dhe ftojmë të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që të numërojnë saktë secilën votë. Sot ishte dita vendimtare për të ardhmen katër vjeçare të komunave”, tha Çitaku.

Ajo ritheksoi se sipas informacioneve të marra nga vëzhguesit PDK-së, rezultatet e para janë shumë pozitive dhe shumë inkurajuese për këtë parti.

“Tani presim konfirmimin zyrtar nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve”, u shpeh ajo.

Ajo nuk pranoi t’i komentonte të dhënat e exit poll-eve.

“Me tërë respektin dhe konsideratën maksimale, nuk do t’i komentoj Exit Poll-et e ndryshme. Duhet të presim numërimin e votave”, tha Çitaku.

Shpërndaje në: