Çitaku: Kosova i ka plotësuar kushtet për në Këshillin e Evropës

Çitaku: Kosova i ka plotësuar kushtet për në Këshillin e Evropës

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka komentuar aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku tha se tashmë Kosova i plotëson të gjitha kriteret.

Sipas Çitakut, përjashtimi i Rusisë nga kjo organizatë ia ka hapur derën Kosovës që të anëtarësohet.

“Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Europës. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret dhe tani, me Rusinë e përjashtuar nga organizata, rruga jonë duhet të jetë e qartë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndryshe pak orë më parë, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar aplikimin zyrtar të Kosovës në Këshillin e Evropës me seli në Strasburg të Francës.

Shpërndaje në: