Çitaku: Kurti ka shkarkuar ministra shqiptarë për një fjalë goje, Rakiqi është në qeverinë e tij

Çitaku: Kurti ka shkarkuar ministra shqiptarë për një fjalë goje, Rakiqi është në qeverinë e tij

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas disa pretendimeve se opozita do të bashkëpunojë me Listen Serbe për rrëzimin e qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se ky është një “paradoks tipik kosovar”.

Çitaku ka shtuar se një bashkëpunim i tillë nuk është në plan, por që çështja është se pse Goran Rakiq vazhdon të jetë pjesë e qeverisë.

Po ashtu nënkryetarja e PDK-së ka thënë se Kurti ka shkarkuar ministra shqiptarë, siç ka thënë ajo, për një fjalë goje, ndërsa Rakiqi është ende në qeveri.

“Paradoks tipik kosovar – po na pyesin neve opozitën a bashkëpunoni me Listen Serbe për rrëzimin e qeverisë Kurti, ndërkohë që Lista Serbe e Goran Rakic si kryetar i saj janë pjesë e Qeverisë Kurti. Kryeministri Kurti ka shkarkuar Ministra shqiptarë për një fjalë goje, e Rakici është aty, në qeverinë e tij. Çështja nuk është a do të bashkëpunojë opozita me LS, sepse një bashkëpunim i tillë nuk është në plan, çështja është pse Rakic është ende në qeveri!”, ka thënë Çitaku.

Postimi i saj i plotë:

Paradoks tipik kosovar – po na pyesin neve opozitën a bashkëpunoni me Listen Serbe për rrëzimin e qeverisë Kurti, ndërkohë që Lista Serbe e Goran Rakic si kryetar i saj janë pjesë e Qeverisë Kurti.
Kryeministri Kurti ka shkarkuar Ministra shqiptarë për një fjalë goje, e Rakici është aty, në qeverinë e tij.
Çështja nuk është a do të bashkëpunojë opozita me LS, sepse një bashkëpunim i tillë nuk është në plan, çështja është pse Rakic është ende në qeveri!

Shpërndaje në: