Çitaku në ditën e Evropës: Kosova ka përmbushur kriteret vite më parë, izolimi i qytetarëve i padrejtë

Çitaku në ditën e Evropës: Kosova ka përmbushur kriteret vite më parë, izolimi i qytetarëve i padrejtë

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka renditur tre fakte në shënimin e ditës së Evropës, shkruan periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në facebook, Çitaku ka thënë se Kosova është vendi më pro evropian në Ballaknin Perëndimor, derisa ka kujtuar se janë përmbushur të gjitha kriteret shumë vite më parë.

Tutja ajo e ka cilësuar si të padrejtë izolimin e qytetarëve të Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

Teksa po e shënojmë Ditën e Evropës, një përkujtim:
1) Kosova është vendi më pro evropian në Ballkanin Perëndimor
2) Qytetarët e Kosovës ende nuk mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen
3) Bazuar në vlerësimet e Komisionit Evropian, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret (101 sosh) shumë vite më parë.
Ky izolim i padrejtë dhe johuman duhet të marrë fund.

 

 

Shpërndaje në: