Çitaku pas ndihmës së furnizimit më energji: Disa mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë

Çitaku pas ndihmës së furnizimit më energji: Disa mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën me energji elektrike.

Ajo është shprehur se këtu ka njerëz që mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare.

“Shqipëria ndihmon Kosovën, sërish. E këtu mes nesh, disa, mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare. Mos harroni kurrë, qeveritë janë të përkohshme, por raporti mes nesh është përtej inateve të imta politike e personale. Shqipëri, tu rritë nderi”, ka shkruar Çitaku.

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur në pasditen e së hënës se qytetarët e Kosovës do të furnizohen me energji elektrike pa ndërprerje.

Përmes një postimi në Facebook, ministria ka thënë se reduktimet e paralajmëruara janë evituar pas bashkëpunimit me Shqipërinë.

Ministria po ashtu ka paralajmëruar edhe bashkëpunime tjera “për të adresuar krizën energjetike”.

Shpërndaje në: