Çitaku: PDK ka shënuar një moment të rikthimit – Uran Ismajli i dha ngjyrë Prishtinës

Çitaku: PDK ka shënuar një moment të rikthimit – Uran Ismajli i dha ngjyrë Prishtinës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur rreth rezultateve të partisë në zgjedhjet lokale.

Çitaku ka thënë se PDK ka shënuar një moment rikthimi në këto zgjedhje dhe e gjitha kjo ndodhi falë kandidaturave kompetente nëpër komuna, përcjell Periskopi.

“Para së gjithash ne kemi pranuar këtë rezultat me shumë përulësi, pa arrogancë dhe pavetknaqësi. PDK ka shënuar një moment të rikthimit, falë para së gjithash kandidaturave kompetente që ne u kemi vënë qytetarëve të Kosovës në këto zgjedhje. PDK nuk e ka nënqmuar qytetarin e Kosovës, jemi mundur të përzgjedhim kandidatët më të mirë. Kjo ka qenë platforma e kandidatëve tanë.”

“Ne si kryesi e PDK’së jemi munduar të jemi të pranishëm [nëpër komuna gjatë fushatës] por jo në qendër të vëmendjes sepse kështu duhet të jetë. Atyre duhet dhënë besimi sepse ata do të qeverisin nëpër komuna.”

Çitaku ka folur edhe për fushatën e Uran Ismajlit në Prishtinë.

“Uran Ismajli në Prishtinë ka bërë një punë të jashtëzakonshme ndonëse nuk e ka pasur rezultatin që ne kemi pritë. Urani iu ka dhënë shumë ngjyrë dhe shpresë Prishtinës. Ka hapur dimensione të reja ka thyer shumë paragjykime, ka bë një fushatë shumë pozitive. Është rezultati më i mirë që ka shënuar PDK në kryeqytet por jo dhe kaq. Ai ka dhënë një frymë të re, i kanë shkëlqy sytë derisa fliste për Prishtinën”, tha Çitaku./PERISKOPI/

Shpërndaje në: