Çitaku-Qeverisë: Shyqyr erdhi ambasadori e ju nxorri me fytyrë, hajt tash se nuk jeni tu e bë namin, kryeni naj punë

Çitaku-Qeverisë: Shyqyr erdhi ambasadori e ju nxorri me fytyrë, hajt tash se nuk jeni tu e bë namin, kryeni naj punë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka quajtur si veprim të pakoordinuar vendimin për reciprocitetin në targa të automjeteve dhe karta të identitetit, teksa ka thënë se një marrëveshje e këtillë është në kuadër të Brukselit.

Çitaku këto komente i ka bërë në ‘Facebook’, teksa ka vlerësuar se ishte ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili, siç thotë ajo, “i nxori me fytyrë juve dhe vendin”.

“Vendimi për reciprocitet në targa të atutomojeteve dhe në karta të identitetit është pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Ndërkohë, e ripërsëris, veprimi i se dieles ka qene i pakoordinuar, i paplanifikuar, i papergjegjëshëm. Aleatët tanë me kohë kanë kërkuar shtyrje të përkohshme të implementimit.

“Shefja e grupit parlamentar të VV-së e din shumë mirë si duket një veprim i koordinuar me partnerët. Kur kordinohesh dhe planifikon nuk zmbrapesesh nga huliganët dhe grupet kriminale. Kur koordinohesh shkon deri në fund e nuk ndalesh”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

Vendimi për reciprocitet në targa të atutomojeteve dhe në karta të identitetit është pjesë e marrëveshjes së Brukselit.

Ndërkohë, e ripërsëris, veprimi i se dieles ka qene i pakoordinuar, i paplanifikuar, i papergjegjëshëm. Aleatët tanë me kohë kanë kërkuar shtyrje të përkohshme të implementimit.

Shefja e grupit parlamentar të VV-së e din shumë mirë si duket një veprim i koordinuar me partnerët. Kur kordinohesh dhe planifikon nuk zmbrapesesh nga huliganët dhe grupet kriminale. Kur koordinohesh shkon deri në fund e nuk ndalesh.

Pse a ka mendu Kryeministri që kanë me e pritë me lule grupet kriminale në veri a?

Ajo që pamë të dielen ishte një shfaqje kaotike, që prodhoi huti, ankth e pasiguri.

Shyqyr që erdhi Ambasadori Amerikan 5 në 12 e ju nxorri me ftyrë juve edhe vendin. Shyqyr që e keni dëgju edhe ju.

Ne nuk jemi opozitë rrënuese. Për dallim nga VV e cila nuk e ka votuar as MSA-në me BE, ne nuk jemi të tillë. Shefja e deputetëve të VV e din këtë. Se atë botë ka qenë me ne në qeveri.

Hajt tash se nuk jeni tu e ba namin. Kryne naj punë.

Shpërndaje në: